“Kafeneja Jonë” do filloj transmetimin me 24 shtator

Me 24 shtator do të filloj sezoni i ri i serialit komik “Kafeneja Jonë” që transmetohet në televizionin publik të Kosovës(RTK).

Këtë e ka paralajmëruar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook aktorja Teuta Krasniqi, e njohur si Saranda e kafenesë.

“Miq, provat e “Kafeneja Jonë” kanë filluar, në sezonin e ri do keni shumë ndryshime e risi të reja sa i përket serisë”, shkruan Teuta Krasniqi.

“Kafeneja jonë” është serial i cili transmetohet çdo javë, ndërsa në bazë të disa analizave është konstatuar si seriali më i shikuar shqiptar/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button