Sllupçani, BDI dhe VMRO i tregojnë muskujt njëri tjetrit!

Vazhdojnë deklaratat “kokë më vete” rreth përgjegjësisë për ndërmarrjen e iniciativës për nderimin e ish ushtarëve të UÇK-së në Sllupçan. Mënyra e tillë e trajtimit të kësaj çështjeje vërteton paralelizmin në Qeverinë e RM-së, e sidomos në ministrinë e mbrojtjes, me siguri i thelluar edhe nga kriza qeveritare.

Zëvendës ministri i mbrojtjes, Emil Dimitriev sot ka kërkuar ngritje të procedurës disiplinore për pjesëmarrësit në nderimin e ish ushtarëve të UÇK-së në Sllupçan.

“Prishja e disiplinës së punës në cilindo institucion nuk lejohet dhe për më shumë, ajo duhet të dënohet. Shkelja disiplinore e Armatës së RM-së jo vetëm që është e palejueshme, por paraqet shkelje të një nga parimeve më kryesore të funksionimit të këtij institucioni. Prandaj, është e arsyeshme dhe pritet ngritja e procedurës disiplinore ndaj personave me uniforma të ARM-së, pa marrë parasysh gradës dhe detyrës që kanë” – tha zëvendësi i Besimit, Dimitriev.

Nga ana tjetër menjëherë me reagim ka dalë kabineti i ministrit Besimi, duke thënë se nuk ka shkelje të procedurave, dhe se deklarata e zëvendës ministrit ka qenë kokë më vete.

“Të gjitha institucionet e interesuara dhe persona sa i përket vërtetimit të përgjegjësisë disiplinore për rastin e Sllupçanit, Ministria e mbrojtjes i drejton në Ligjin për mbrojtje të RM dhe Ligjit për shërbim në ARM dhe respektimin  e përpiktë në zbatimin e tyre dhe kompetencat që janë qartë të theksuara në to.  Nëse dorëzohet çfarëdo qoftë iniciative, Ministria e mbrojtjes do ta shqyrtoj në pajtim me dispozitat ligjore. Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes për rastin e Sllupçanit është i njohur dhe të njëjtin më nuk do ta komentoj. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes konsideron se nuk ka shkelje të procedurave në rastin e Sllupçanit” – ka thënë Besimi.

Që paranoja dhe mungesa e tolerancës dhe kohezionit ndëretnik fillon nga strukturat më të larta shtetërore dhe politike e deri te qytetarët e thjeshtë këtë gjë e vërteton dhe vetë presidenti Ivanov i cili ka kërkuar përgjegjësi për, sipas tij, keqpërdorimin e uniformës të ARM-së. 

Ekspertët këtë çështje e komentojnë si konfrontim politik mes përfaqësuesve të dy grupeve etnike, dhe kjo më së miri pasqyron paralelizmin etnik në institucionet shtetërore.

“Kryetari i shtetit si komandant supreme i forcave të armatosura e ka kompetencën primare në komandimin e Armatës, por këtu shtrohet pyetja nëse ngjarja në Sllupçan ka karakter të komandimit në kushte lufte apo kjo ngjarje ka më shumë karakter politik ku Qeveria do të kishte kompetenca për vërtetimin e përgjegjësisë të ministrit të mbrojtjes. 

Kjo ngjarje morri karakter të një vegle për manipulim politik, për shkak të mungesës së guximit të flitet hapur për paralelizmin etnik në institucionet dhe fokusim i vëmendjes në principin “secili për të vetët” – ka deklaruar  për Portalb ekspertja për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë Frosina Remenski.

Përgjegjësia politike e ministrave dhe zëvendës ministrave ishte një prej  çështjeve që Nikolla Gruevski synonte të ndryshon kur erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 2006, duke kërkuar që, ndryshe nga e kaluara kur ministrin mbanin përgjegjësi para liderëve partiak, ata të mbajnë përgjegjësi para kryeministrit. Por, a tregojnë zhvillimet e fundit se autoriteti që ai synon të ndërtojë, ngadalë por sigurt po shembet? / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button