Britanezët fotografohen lakuriq në mbështetje të Princit Harry

Mijëra britanikë kanë vendosur të mbështesin Princ Harry, i cili u ndodh në qendër të polemikave pas publikimit në media të fotografive të një party në Las Vegas, ku ai është paraqitur lakuriq.

Më shumë se 14 mijë përdorues të Facebook u bashkuan në grupin e quajtur “Të mbështesim Princ Harry, duke e përshëndetur atë lakuriq!” (“Support prince Harry with a naked salute!”). Ata publikojnë fotot e tyre pa veshje fare, në të cilat përshëndesin ushtarakisht në nder të Princit 27-vjeçar.

Popullaritet më të madh fitoi fotografia e disa ushtarëve që bëjnë përshëndetjen ushtarake. Në vend të rrobave të trupit ata kanë vetëm automatikët. Konfirmohet se fjalë bëhet për ushtarakët britanikë që janë në Afganistan, ku Princi Harry – oficer dhe pilot helikopteri – pat shërbyer në vitin 2008.

Kjo foto është ribotuar të martën nga gazeta “The Sun” – e vetmja në Britaninë e Madhe, e cila ka publikuar foton e Princit lakuriq, pavarësisht kërkesës së familjes mbretërore për të mos e bërë këtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button