Protestë përpara Qeverisë: Autoritetet nuk dëgjojnë kur flasim për ndotjen e ambientit (VIDEO)

Disa organizata joqeveritare për mbrojtje të mjedisit jetësor, qytetarë dhe nxënës, sot përpara Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me moton “Çfarë bote do të na lini?”, kanë protestuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor, njofton Portalb.mk.

Kjo revoltë qytetare ka ardhur si rezultat i ndeshjes së përditshme me mjedist të ndotur dhe të papastër dhe mosveprimin adekuat të autoriteteve ndaj këtyre dukurive.

“Problemi ynë më i madh është që nuk na dëgjojnë. Ne jemi këtu për ta ngritur vetëdijen dhe ta transmetojmë porosinë se ne gjeneratat e reja do të jemi ata të cilët duhet që të përballen me çmenduritë që ne vetëm, por edhe gjeneratat më të vjetra i bëjnë, jo vetë për ngrohjen globale, por edhe për ndotjen e ajrit dhe për mbeturinat që i hedhim gjithandej. Vetëm duam ta dërgojmë porosinë se e dimë se çfarë po ndodh dhe se duhet të merret diçka në atë drejtim”, një nxënëse e cila porositi autoritetet që të japin subvencione për qytetarët që të kyçen në ngrohjen qendrore dhe me këtë të mos djegin lëndë të cilat e ndotin ajrin.

Një protestues tjetër tha se, me protestën e sotme janë duke treguar se janë në mbrojtje të ambientit jetësor.

“Qëllimi jonë është që një është planeti ynë tokë dhe si të tillë duhet ta ruajmë dhe jo ta shkatërrojmë, ndërkaq kemi dalë të protestojmë për ta mbrojtur dhe t’i detyrojmë kompetentët që të reagojnë”, tha një protestues.

Protestës së sotme i janë bashkangjitur shoqatat ekologjike: “Eko-svest”, “Lëvizja për ajër të pastër”, “Eco Guerilla”, “Ohër i pastër”, “Shoqëria Kancerogjene”, “Iniciativa O2”, “Ji i Gjelbër”, Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” dhe “Zëri i nxënësve të shkollës së mesme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button