Ndryshimi i temperaturave ka rritur numrin e pacientëve me diarre dhe vjellje

Rënia e temperaturave në Maqedoni me vete ka sjell edhe virusin me diarre dhe vjellje. Këto ditë është shtuar numri i pacientëve nëpër klinikat e vendit. Mjeku Abdulla Abdullai, këshillon pacientët të hanë ushqim të freskët dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje me qëllim të evitimit të paraqitjes së virusit.

“Kemi pasur shumë raste, pacientë të cilët fillimisht kanë filluar me vjellje pastaj kanë përfunduar me diare. Kishte numër të madh të pacientëve me këtë diagnozë, mirëpo sot fatmirësisht ka rënë numri I pacientëve. Këshillat që vazhdimisht ua japin pacientëve respektivisht unë si pediatër që punoj më fëmijë, këshilloj të pihet vazhdimisht lëngje, të mos ekspozohen në diell, të marrin ushqime të freskëta, jo ushqime që kanë qëndruar më gjatë sepse edhe ato paraqesin ngatërresa dhe normalisht të kontaktojnë mjekun e tyre amë” Abdullau

Diarreja është bark qitje e shpeshtë dhe më ndryshe se normalisht. Ajo mund të shkaktojë dhembje në bark dhe ngërçe
Bark qitja është një nga sëmundjet më të shpeshta te foshnjat por në raste të ndryshme edhe tek të rriturit. Simptomat kryesore janë jashtëqitjet në formë uji, gazrat dhe vjellja që shkakton humbjen e lëngjeve dhe mineraleve të organizmit të njeriut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button