Shqipëri: LSI kundër referendumit, të ketë konsensus

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk është për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por për konsensus mes palëve.
Zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, i cili vjen nga LSI, duke iu referuar debatit për heqjen e imunitetit, vlerësoi se partia e tij do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit.

“Absolutisht mendoj që politika duhet të fokusohet të realizojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe mënyrën më Kushtetuese, detyrimet që ka për të ecur më tej në procesin e integrimit”.

“Qëndrimi i LSI-së është që cështja e imunitetit të trajtohet në Parlament me vullnetin dhe gatishmërinë e palëve për të miratuar cdo ligj, i cili është në funksion të detyrimeve tona, të realizimeve të detyrimeve tona për sa i takon integrimit të vendit”, tha Haxhinasto./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button