Shkup, Alb-Shkenca organizon konferencën shkencore ndërkombëtare

Instituti Alb – Shkenca, organizon Takimin e shtatë vjetor shkencor ndërkombëtar që do të mbahet nga dita e sotme (e mërkurë) deri të premten në Shkup, në lokalet e Universitetit të Europës Juglindore, të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Institutit të Trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Shqiptarëve dhe të  komunës së Çairit. 

Alb- Shkenca do të tubojë shkencëtarë shqiptarë e të huaj nga shumë universitete, institute e qendra kërkimore shkencore të hapësirës mbarëshqiptare e asaj botërore.  

Në këtë konferencë njëashtu pritet të paraqiten 550 kontribute shkencore nga fushat e shkencave albanologjike, të shoqërisë e të politikës, natyrës, ekonomisë, bujqësisë, mjedisit, drejtësisë,  mjekësisë, teknologjisë e të informatikës, nga personalitete të larta të Maqedonisë, Shqipërisë e Kosovës.

Hapja solemne do të mbahet sot (e mërkure), me fillim në ora 10:00, tek hoteli Alexander Palace. 

Ky tubim i Institutit Alb – Shkenca, i cili për herë të parë e thërret takimin e përvjetshëm në Shkup dhe për të dytën herë në Maqedoni, zhvillohet nën shenjën e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button