Këngëtarëve shqiptarë iu ndalohet hyrja në SHBA (VIDEO)

Disa prej këngëtarëve shqiptarë nuk mund të udhëtojnë më në SHBA për të dhënë koncerte, siç kanë bërë deri më sot. Mes këtyre emrave janë: Majk, Gena, Shkëlzen Jetishi, Afrim Muqiqi etj. Klan Kosova ka bërë të ditur se këngëtarëve të sipërpërmendur u është refuzuar viza për shkak se kanë shfrytëzuar vizat turistike për të dhënë koncerte, transmeton Class.

Dihet që për të punuar në një vend duhet një vizë pune, pasi nuk është e ligjshme të punosh me viza turistike. Sipas gazetës Metro, këngëtarit Gena i është refuzuar përjetësisht hyrja në SHBA për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore për koncertet e mbajtura në këtë vend. E kontaktuar nga Klan Kosova, menaxherja e Genës është shprehur se nuk është kjo arsyeja, por janë të tjera çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button