Gruaja më e vjetër në botë mbushi 116 vite

Gruaja më e vjetër në botë, Besi Kuper, vikendin që lamë pas ka mbushur plot 116 vite, me ç’rast ishte organizuar një aheng në shtëpinë e pensionistëve në Gjeorgji ku edhe ajo është e vendosur.

Kuper  hyri në librin e rekordeve Guinness në janar të vitit 2011, por pas ca kohe u vërtetua se në Tokë ekziston një grua tjetër më e vjetër se ajo. 

Ajo ishte braziliania Marija Valentin, e cila ishte 48 ditë më e vjetër se Kuper. Në momentin kur Valentin vdiq, Besi sërish u fut në librin e rekordeve Guinness.

Besi është personi i tetë në botë që ka arritur të ketë këtë moshë. Ajo është nënë e katër fëmijëve, nga të cilët ka 12 nipër e mbesa./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button