Dua Lipa: Për artistet është më e vështirë të dëgjohen dhe pëlqehen

Këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa është shprehur në një intervistë për mediat e huaja për vështirësitë me të cilat hasen këngëtaret e reja, që përpiqen të hyjnë në industrinë e muzikës, njofton Opinion.al.

Këtë intervistë ajo e ka dhënë në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas. “Si gra ne duhet të punojmë më shumë për t’u dëgjuar dhe vlerësuar,”-u shpreh Dua.

“Kur je një artiste grua, nëse ti nuk luan në piano apo në kitare njerëzit mendojnë se je prodhuar për t’u marrë pak kohë njerëzve për t’u treguar to çfarë ke kaluar. Ndonjëherë duhet pak më shumë shpjegim dhe pak më shumë kohë për këtë gjë, por është diçka që do ta bëj për t’u dëgjuar. E kam përdorur gjithnjë platformën time për të folur. Kam folur gjithnjë për gjërat që besoj dhe mendoj dhe nuk kam patur kurrë frikë të shprehem. E ndjej si detyrë të jem një zë për fansat e mi, pasi ato më kanë sjellë këtu ku jam sot,”-është shprehur Dua.

Gjithashtu ajo kujtoi festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, e së cilës ishte promotore duke thënë se fansat e saj të parë ishin pikërisht nga Kosova dhe se duhet të bënte diçka për t’ia kthyer dashamirësinë. Por ajo theksoi se kjo nuk mjafton për të ndihmuar popullin e Kosovës.

Gjithashtu babai i saj, Dukagjini kujtoi kohët kur ishte pjesë e një grupi muzikor në Kosovë, duke thënë se fama e tyre ishte e ‘pastër’ dhe e pandikuar nga rrjetet sociale që janë sot, pasi nuk ekzistonin.

Në përfundim Dua u pyet nëse do të donte të ishte në një treg më të madh muzikor, si këngëtaret e tjera me origjinën shqiptare, por ajo u shpreh se me teknologjinë sot muzika mund të jetë kudo pa patur nevojë për t’u zhvendosur si dhe që Londra për të ishte e mbushur me mundësi. Aktualisht ajo është duke punuar për albumin e saj të rradhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button