Sh.f. ”Kongresi i Manastirit”- Çair, do të jetë gati vitin e ardhshëm shkollor

As për fillimin e vitin shkollor 2012-2013, objekti i ri shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në komunën Çair, nuk do të jetë gati. 

Edhe këtë vit shkollor nxënësit do të jenë të obliguar mësimet ti ndjekin në barakat e vjetra të shkollës.

Drejtori i shkollës Faik Xhoni, thotë se për momentin punimet vazhdojnë dhe se sipas ecurive të punimeve, objekti do të duhet të jetë gati dhe në funksion vitin e ardhshëm shkollor.

“Për momentin po punohet sipas dinamikës së paraparë. Shkolla ende nuk është gati, vitin e ri shkollor e fillojmë në objektin e vjetër. Nëse vazhdojnë kështu punët siç kanë filluar, në shtatorin e vitit të ardhshëm në do të fillojmë mësimin në objektin e ri, i cili do të jetë më kushte sipas të gjitha standardeve të nevojshme” tha Xhoni.

Shkolla e cila është në ndërtim e sipër është paraparë të jetë për afër 800 nxënës.

Ky projekt ka filluar të realizohet në vitin 2009, ndërsa ashtu siç ishte paraparë punimet realizohen në tre faza. Punimet e objektit ishin ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mjeteve.

Shuma prej 2 milionë euro përfshinë vetëm ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa salla sportive do të ndërtohet pasi të ketë përfunduar objektit në tërësi, dhe atë me mjete shtesë. Për momentin, nxënësit mësimin po e ndjekin në objektin e vjetër të shkollës ‘Liria’-baraka./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button