Pakistan, u konfirmua vdekja e dy alpinistëve të humbur në Nanga Parbat

Ambasadori i Italisë në Pakistan, Stefano Pontecorvo, ka konfirmuar vdekjen e dy alpinistëve evropianë të cillët kishin humbur në Nanga Parbat, mali i nëntë më i lartë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Pontecorvo shkroi se kërkimi për italianin Daniele Nardi dhe britanikun Tom Ballard ka përfunduar, pasi një ekip për kërkim dhe shpëtim i ka zbuluar trupat e tyre në një lartësi prej rreth 5.900 metrash,

Helikopterë ushtarakë pakistanezë me katër ekipe shpëtimtarësh, për ditë të tëra kishin kontrolluar malin.

Nardi, 42 vjeç, me vendbanim afër Romës, gjatë dimrit kishte tentuar disa herë të ngjitet në majen e Nanga Parbat. Ballard, 30 vjeç, ishte djali i alpinistes britanike Alison Hargreaves, gruaja e parë që e vetme u ngjit në Mount Everest.

Ajo vdiq në moshën 33 vjeçare gjatë zbritjes nga maja e K2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button