Arrat ndihmojnë sistemin kardiovaskular

Mes shumë llojeve të ndryshme të frutave të thata u gjend se arrat janë më të mirat për shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe për sistemin kardiovaskular e të zemrës në veçanti, shkruan Zëri.

Studimi i bërë tregoi se rreth 2 gramë arra në ditë, duke zëvendësuar ushqimet me karbohidrate, mund të përmirësojnë kontrollin e glikemisë në gjak dhe nivelet e lipideve (yndyrave) te subjektet me diabet të tipit 2.

Gjithashtu ata të cilët kishin ngrënë arra kishin një peshë më të vogël trupore, një bel të hollë dhe një imunitet më të fortë. Gjithnjë e më shumë konsumatorët e arrave treguan se kishin një presion më të ulët të gjakut dhe një prani më të madhe të kolesterinës së mirë HDL.

Po ashtu thuhet se nëse hahen arra në baza të rregullta mund të çojë në përmirësimin e aftësive mendore dhe në koordinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button