Çaj kamomili, për mendje të qetë dhe zemër të shëndetshme

Për shëndet më të mirë kardiovaskular rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë, shkruan Panacea.

aji i kamomilës zakonisht përdoret në çrregullimet e tretjes, irritimin e syve, ose me qëllim që të relaksohemi kur jemi të stresuar. Megjithatë, këto nuk janë efektet e vetme pozitive të kësaj bime shëruese. Kamomili përmban antioksidantë që e forcojnë imunitetin dhe i lehtësojnë proceset inflamatore dhe dhimbjet në organizëm. Gjithashtu, çaji i kamomilit jo vetëm që na qetëson dhe na ndihmon me pagjumësinë, por edhe vet aroma e vajit esencial nga kjo bimë ndihmon gjatë ankthi dhe e përmirëson gjendjen shpirtërore.

Falë flavonoideve që përmban, kamomil vepron si kardioprotektiv – për shëndet kardiovaskular më të mirë rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë.

Kamomili i qetëson dhimbjet dhe ngërçet në zorrë dhe i relakson muskujt në bark, kështu që ndihmon edhe gjatë tretjes së dobët, të përzierave dhe vjelljes. Me konsumimin e çajit të kamomilit, qetësohet edhe mishi i inflamuar i dhëmbëve, ndërsa është i shkëlqyer edhe për shërimin e afteve.

 Një gotë çaj kamomili në ditë, mundësisht para se te fleni gjumë, është parandalim i thjeshtë kundër shumë sëmundjeve, por është edhe zgjidhje për formë dhe humor të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button