Në Matkë gjendet i vdekur një turist izraelit

Mbrëmë në ujërat e Matkës në periferi të Shkupit është gjetur trupi i pajetë i një turisti izraelit.

Mediat izraelite kanë mbuluar ngjarjen duke raportuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar zhdukjen dhe humbjen e jetës së alpinistit 70 vjeçar nga Izraeli.

Para disa javëve ishte lajmëruar i zhdukur alpinisti nga Izraeli, për të cilin kishin nisur hetimet dhe interesimi i drejtpërdrejt nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.  Në kërkim të izraelitit ishte përfshirë edhe kompania e mirënjohur për gjetjen e të zhdukurve, Hilik Magnus./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button