Kardinali francez është shpallur fajtor për mbulimin e abuzimit të fëmijëve

Një gjykatë në Francë ka fajësuar kardinalin e Kishës Katolike të Lionit, Philippe Barbarin, për mbulimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve të priftit Bernard Preynat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lionit e dënoi atë me një burgim prej gjashtë muajsh, për shkak se ka mbuluar rastet e abuzimit seksual të fëmijëve nga Preynat.

Avokatët e Barbarin kanë theksuar se kardinali e mohon akuzën dhe do të apelojë vendimin.

Në një konferencë të shkurtër për media pas vendimit, Barbarin njoftoi se për disa ditë do të udhëtoj për në Romë dhe do t’i paraqesë dorëheqjen e tij Papa Françeskut.

Akuza kundër Barbarin erdhi në një kohë kur krimet e abuzimit seksual kundër Vatikanit janë në rend të ditës. Kohët e fundit u arrestua kardinali australian George Pell, i cili u dënua për abuzimin seksual të dy fëmijëve meshkuj.

– Procesi i gjykimit

Procesi i gjykimit për Barbarin filloi në vitin 2017. Në janar të vitit 2016, personi i emëruar Bertrand Virieux, një burrë në Francë pas 45 vitesh rrëfeu rreth ngacmimit që kishte përjetuar në kishë.

Pas rrëfimit, një numër i madh i viktimave u shfaqën dhe u bashkuan me shoqatën e quajtur “Fjala e Lirë”, e cila u kryesua nga Virieux. Skandali u dëgjua në të gjithë vendin, pasi u rrit numri i atyre që pohonin se ishin viktima të priftit Bernard Preynat.

Kardinali Philippe Barbarin i Kishës Katolike të Lionit u mor në pyetje me pretendimin se ai mbulonte krimet e Preynat-it. Barbarin në vitin 2009 për shkak të akuzave e emëroi në një rajon tjetër priftin Preynat në vend që ta largonte atë nga detyra. Ndërsa gjashtë muaj më vonë prifti u rikthye sërisht në rajonin ku kryente detyrën e tij të mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button