Shërbimi i ri sekret i Maqedonisë së Veriut do të ketë ueb-faqe për ta informuar opinionin

Shërbimi i ri Sekret i Maqedonisë, Agjencia për Siguri Nacionale (ASN), do të ketë ueb-faqe nëpërmjet së cilës do ta informojë opinionin, parashikon propozim-ligji për këtë trup qeveritar i cili është në procedurë kuvendore, njofton “Meta”, transmeton Portalb.mk.

ASN-ja, agjencia e pavarur qeveritare, duhet që ta ndërrojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, e cila është pjesë e MPB-së dhe e njëjta shuhet për shkak të reformave në sistemin e sigurisë dhe kundërzbulues.

Kreu i MPB-së, thekson se ndarja e kundërzbulimit, antiterrorit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues në trup të veçantë dhe shfuqizimi i autorizimeve të policisë , shfuqizohet edhe Policia Sekrete.

Ligji i ri ka edhe kapitull të shkurtër për transparencë gjatë punës së Agjencisë.

Neni 64 “Informim dhe komunikim me opinionin”, parashikon që Agjencia të ketë ueb-faqe, në të cilën do të publikohen “dispozitat relevante me rëndësi për punën, organizimin, strukturën e Agjencisë, raportin vjetor për punë”. Në ueb-faqen e Agjencisë do të publikohen edhe anketat dhe broshurat nga fusha e punës së tyre dhe shpalljet publike për punësim.

“Agjencia mundet ta informojë opinionin edhe për paraqitje të caktuara të sigurisë dhe rasteve”, thuhet në paragrafin 2 të këtij neni.

Mënyrën me të cilën Agjencia do ta informojë dhe do të komunikojë me opinionin, do të rregullohet me akte nënligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button