Maqedoni, SHGM-ja i ndau çmimet vjetore gazetareske
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot e ka shënuar 73-vjetorin e saj dhe i ka ndarë çmimet vjetore për shkrimet më të mira gazetareske gjatë vitit 2018, njofton Portalb.mk.
Çmimi për veprën jetësore “Kërste Petkov Misirkov” i është ndarë gazetares Mençe Atanasova – Toçi nga NOVATV, e cila kolegëve e saj më të vjetër i porositi që të punojnë me më të rinjtë që ta kthejnë kualitetin në gazetari.
Çmimin për storje më të mirë gazetareske e ka fituar gazetari Sunaj Serbioski nga TV24 për shkrimet në lidhje me shitjen e tokës atraktive përballë Qendrës Tregtare të Qytetit dhe gazetares Irena Mullaçka të javores Fokus, për shkrimet në lidhje me institucionin privat për mbrojtje të personave të rritur në Radishan.