Kryetarja e Antikorrupsionit për nepotizmin: Ndërmarrje Publike në borxhe, ndërsa me fluks të punësimeve të reja

Rezultatet e hetimeve për nepotizmin do të jenë humbëse, tha në intervistë për Civil Media kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, transmeton Portalb.mk.

Ajo theksoi se problemi më i madh është në sistem që mundëson punësime të reja në institucionet shtetërore, edhe atëherë kur nuk ka nevojë.

“Nuk është se këto punësime janë bërë në kundërshtim me ligjin. Jam e bindur se të gjithë kanë gjetur ndonjë kornizë ligjore. Megjithatë, ajo që në korniza më të zgjeruara e shkakton problemin është se është ndërtuar sistem i tillë me vite pas, që hap dhe do të hapë, pa dallim se a ka nevojë apo jo, punësime të reja. Nga disa hetime që deri tani i kam lexuar dhe i kam bërë në ndërmarrjet publike, të cilat edhe pse punojnë në humbje, kanë fluks të punësimeve të reja. Një ndërmarrje Publike kur punon me humbje, nuk duhet ta rrit numrin e punëtorëve”, tha Ivanovska.

Ajo theksoi një shembull me një Ndërmarrje Publike që ka borxh në DAP dhe e cila ka obligime ndaj shtetit, por bën punësime të reja. Sipas Ivanovskës, sistemi është i tillë që vetë me vete gjeneron nepotizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button