BE: Për rajonin Nagorno-Karabakh duhet zgjidhje politike

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk diskutuan të martën në Bruksel për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakh.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi pas takimit se “është i inkurajuar nga kontaktet e fundit midis udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit” si dhe përshëndeti uljen e tensioneve sa i përket kontestit për rajonit e Nagorno-Karabakut, transmeton REL.

“BE-ja vazhdon të besojë se “status quo” është e paqëndrueshme. Ky konflikt nuk zgjidhet me mjete ushtarake, por ka nevojë për një zgjidhje politike në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” tha Tusk.

Ndërkaq kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, vlerësoi atë që ai e quajti “qëndrim të vazhdueshëm dhe të balancuar” të BE-së për çështjen e rajonit Nagorno-Karabak.

Nagorno Karabaku është territor brenda Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët etnikë.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë qenë në konflikt për të për vite me radhë dhe përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur atë kanë sjellë pak përparim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button