Studim për udhëheqjen e Ndërmarrjeve Publike: Kush menaxhon atë atje?

Menaxhimi në Ndërmarrjet Publike dhe Trupat e Pavarur Shtetëror është ngushtë i lidhur me gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të mirë në vend. Numri i tyre, prevalenca dhe disponueshmëria me resurset publike e shtron pyetjen për atë se kush menaxhon me këto objekte, si zgjedhën ato dhe si mund të sigurohet se ato do të menaxhohen nga njerëz të kualifikuar, në pajtim me nevojat e institucionit, thuhet në analizën e Institutit për Demokraci.

Korniza momentale ligjore  e lidhur me emërimin e strukturat e menaxhimit të Ndërmarrjeve Publike dhe trupat shtetëror të pavarur i ka konfirmuar kriteret për zgjedhje. Konkluzioni i përgjithshëm është se kriteret nuk kanë precizione të mjaftueshme  dhe se gjatë zgjedhjes mungon procedurë e drejtë dhe transparente dhe procedurë sipas shërbimeve.

Përveç në kriteret e emërimit ekzistojnë edhe mangësi dhe mospërputhje në pjesën e kritereve për shkarkim sipas performancës së personave të emëruar.  Numri i kompensimeve të anëtarëve të strukturave të menaxhimit së bashku me kriteret e pa recizuara  në rregullativë ligjore i bën këto institucione pika të rrezikshme për partizim dhe klientalizëm që ndikon në kualitetin e menaxhimit të tyre. Kështu, të njëjtët janë shënjestër e opinionit në marrëdhënie me praktikat gjatë emërimit të njerëzve në strukturat e menaxhimit, disponimit me resurset publike dhe punën e tyre.

Analizën e plotë mund ta ndiqni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button