Zaev mori letër nga ish-nënkryetari i SHBA-ve, Bajden: Suksesi i Maqedonisë është sukses edhe për gjithë Evropën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pranoi letër nga is-nënkryetari i SHBA-ve, Xho Bajden, në të cilën thekson se pati nderin që u takua me kryeministrin Zaev në Konferencën për Siguri në Munih dhe për bisedën e realizuar në të cilën shkëmbyen mendime për çështjet aktuale politike.

“Edhe njëherë Ju uroj për Marrëveshjen historike të Prespës me Greqinë. Jam i bindur se Marrëveshja është zhvillim serioz pozitiv për integrimin dhe unitetin evropian. Siç theksova në bisedën në Munih, suksesi i Maqedonisë së Veriut, është sukses edhe për tërë Evropën dhe kjo është mirë për të gjithë“, shkruan në letër ish Nënkryetari i SHBA-ve Bajden.

Ish-nënkryetari i SHBA-ve Bajden shkruan se me padurim e pret ditën kur RMV do të pritet si anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

“Vizioni juaj i vendosi themelet e sigurisë dhe udhëheqjes suaj si kryetar i Qeverisë dhe kjo nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mbahet mend si arritje historike“, theksoi në letrën e tij Xho Bajden.

Ish-nënkryetari i SHBA-ve Xho Bajden përfundoi letrën e tij me besimin se miqësia ndërmjet dy popujve në vitet në vijim do të përforcohet.

“Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat dhe përkushtimin tuaj për një të ardhme më të mirë“, thuhet në letrën e ish-nënkryetarit të SHBA-ve Xho Bajden dërguar kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button