Riciklimi i plastikës në BE është dyfishuar në periudhën 2005-2016

Bashkimi i Evropian (BE) e ka çuar në 42, përqindjen e riciklimit të paketimeve nga plastika në vitin 2016, që është gati se dyfishi i paketimeve të ricikluar në vitin 2005, kur shkalla ishte 24 për qind, flasin të dhënat e publikuara nga zyra statistikore e BE-së, Eurostat, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkalla e riciklimit të mbeturinave ndërtimore dhe të atyre nga objektet e shkatërruara në 2016 arriti në 89 për qind, ndërsa shkalla e riciklimit të mbetjeve nga paketimet, tejkaluan 67 për qind në vitin 2016, krahasuar me 64 për qind në vitin 2010.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në vitin 2017 shkalla e riciklimit të mbeturinave komunale ishte 46 për qind krahasuar me 35 për qind në vitin 2007, ndërkohë që mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike, përfshirë kompjuterët, televizorët, frigoriferët dhe telefonat celularë, arriti në 41 për qind në vitin 2016, krahasuar me 28 për qind sa ishte në vitin 2010.

Pavarësisht normave të larta të riciklimit, vetëm 12 për qind e lëndëve të para të përdorura në BE në vitin 2016 kanë qenë nga produktet e ricikluara, thotë Eurostat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button