Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Korçë

Gjendet e pajetë një 84-vjeçare në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Dyshimet parapake të policisë janë se e moshuara është mbytur nga i biri. Mësohet se viktima është Nazime Demollari, ndërsa djali i saj Nesim Demollari është shoqëruar në komisariat, njofton Abcnews.al.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan 54 vjeçarin të vriste nënën e tij. Viktima dhe i biri jetonin në të njëjtën banesë.

Në fillim kanë patur një debat me njëri-tjetrin dhe më pas Nesim Demollari ka mbytur me duar nënën. Një fqinj i tyre ka njoftuar menjëherë policinë.

54 vjeçari para disa vitesh ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe njihej si person i alkoolizuar. Mësohet se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj të moshuarës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button