Afërdita Dreshaj: nuk falet tradhtia

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj, ka mohuar fjalët që thoshin se ka pasur një ‘krisje’ në lidhjen e saj me këngëtarin Shpat Kasapi.

“Marrëdhënia ime me Shpatin po shkon më se perfekt”, ka deklaruar Afërdita në një intervistë për Mapo, ndërsa ka thënë se nuk do të flasin për martesë derisa edhe vet nuk e dinë se kur do ta bëjnë dasmën.

Ndërkaq, në një farë forme, ajo ia ka bërë me dije Shpatit se nuk e fal tradhtinë.

E pyetur se cili është mendimi i saj për tradhtinë, Afërdita ka thënë: “Skandal…S’ka më dashuri pastaj… Nuk falet tradhtia…Unë mendoj që është e pafalshme”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button