Zajmina do merr diplomën- Arkitekte sexy

Shpesh e ka thënë që është studente e shkëlqyer, Zajmina Vasjari dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga projekt-detyrat të cilat i kishte punuar vetë ajo që ndodhen në Facebook faqen e saj. 

I ka ngelur shumë pak kohë deri në diplomim dhe pas marrjes së diplomës do të jetë një nga arkitektet më seksi që ka vendi ynë, për shkak të formave fizike perfekte. Ndoshta pasi të marrë diplomën do të shkëputet nga muzika, profesion ky që e ka vetëm si hobi, nga ku edhe u bë shumë e njohur, përfshirë dhe spektaklet e bukurisë në të cilat ka qenë pjesëmarrëse.

Që nuk është e dhënë shumë pas muzikës, e tregon fakti se Zajmina realizon shumë pak projekte muzikore, për shkak të kohës së limituar që ka, pasi shumicën e kohës ajo merret me studime.

Por edhe atëherë kur shfaqet, tregon gjithmonë sensualitet. Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, ne kemi zbuluar përsëri anën seksi të këngëtares duke siguruar imazhe shumë të nxehta të Zajminës duke bërë plazh.

Se çfarë linjash ka Zaji, mund ta vlerësoni vetë, por sigurisht që do ju lërë pa mend fiziku i këngëtares. Edhe këtë herë ajo e siguron vendin në listën e femrave më të nxehta dhe më seksi të skenës shqiptare, ndërsa ne urojmë që ajo edhe pasi të bëhet arkitekte, të mos harrojë publikun e saj për të bërë këngë dhe klipe të nxehta. /femina

Lajme të ngjashme

Back to top button