MPB dha detaje për vrasjen e mbrëmshme në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 23:50 është denoncuar se një objekt hotelerie në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, L.D. (46) nga Tetova ka gjuajtur me armë drejt A.A (46) nga Tetova, me të cilin, më parë së bashku me disa persona tjerë janë ulur në tavolinë dhe kanë pirë alkool, njofton policia, transmeton Portalb.mk.

L.D. vetë është paraqitur në Stacionin Policor Tetovë, ndërsa në lidhje me rastin janë privuar nga liria M.A. (31) nga Tetova dhe L.R. (37) nga fshati Lisec, ndërsa njëri vetë është paraqitur në polici. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i A.A. është dhënë për autopsi dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button