Pendarovski: Është nder që të mbështetesh nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike

Pasi mbrëmë Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut, sot i njejti nëpërmjet një postimi në facebook, falenderoi qytetarët dhe partitë për mbështetjen, njofton Portalb.mk.

“Është nder që të mbështetesh nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike, nga 31 partitë politike, por edhe nga shumë qytetarë të cilët nuk janë anëtarë të partive politike. Unë do të doja të shpreh mirënjohje të veçantë për koalicionin politik, të udhëhequr nga LSDM-ja dhe personalisht kryeministrit Zaev, i cili bëri një lëvizje të pashembullt politike, pas pesë vjetësh për të më dhënë një shans për të rihyrë në garën presidenciale pasi në 2014, ne të gjithë ishim subjekt i inxhinierisë brutale të zgjedhjeve”, shkroi Pendarovski.

Ndër të tjera, ai tha se përgjegjësia që i është dhënë është e madhe dhe se ai synon që në të ardhmen të punojë për një jetë më të mirë për të gjithë.

“Të nderuar qytetarë, dje, më keni dhënë një përgjegjësi të madhe politike, që në muajt dhe vitet që vijnë, unë synoj, së bashku me të gjithë ju, ta justifikoj atë në mënyrë të plotë, në interes të një jete më të mirë dhe më të lumtur për të gjithë në vendin tonë”, shkroi Pendarovski.


LEXO: Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button