Skandaloze: Eprorë në burgun e Idrizovës abuzojnë seksualisht të burgosurat

Eprorë në burgun e Idrizovës i kanë detyruar të burgosurat të kryejnë marrëdhënie seksuale me to. TV Kanal 5 ka nxjerrë në publik dëshminë frapante të dy të burgosurave në këtë burg të cilët kanë kërkuar ndihmë.

Njëra nga bashkëbisedueset ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë andaj dhe e kanë dërguar në dhomën e vetmisë në burg. Ndërkaq, sipas tyre, keq kanë kaluar edhe të burgosurat e tjera të cilat nuk kanë dashur të shkojnë në sesione të natës në ambulantën e burgut.

“Në mbrëmje pas orës dymbëdhjetë vjen një kombi me pretekst se është sëmurë ndonjë e burgosur, e marrin dhe e dërgojnë të bëjë gjëra të turpshme. Ato të cilat refuzojnë dërgohen në dhomën e vetmisë në burg. Kur shohim ndonjë grua në këtë dhomë, e dimë se nuk ka pranuar të ketë marrëdhënie me ndonjë epror” tha njëra nga të burgosurave duke lutur për ndihmë.

“Kushtet janë shumë të këqija, s’di si do të durojmë këtu. Nuk guxojmë as vizita të kemi por vetëm ato si thuan. Cili epror dëshiron të të ketë, atje të dërgojnë” tha e burgosura tjetër.
Për këtë televizion, drejtoresha e Drejtorisë për sanksione Lidija Gavrillovska ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se burgu i grave është i ndarë nga ai i burrave dhe atje ka vetëm gardiane femra.

“Akuzat janë joserioze sepse të burgosurat në vend që ta lajmërojnë rastin në polici ato thirrin në medium” ka thënë Gavrilovska. Por, të burgosurat thonë se kanë frikë të shkojnë në polici se më pas rrihen nga eproret.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button