Me ligjin e ri, çdo polic mund të ju përgjojë

Sektori civil ka shprehur dyshimet se ndryshimet në ligjin për ndjekjen e komunikimeve do të keqpërdoren nga qeveria. Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thonë se ndryshimet nuk garantojnë se do të mbrohen të drejtat e njeriut.

Pardje Parlamenti i dha dritë jeshile Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe vendosi se është në rregull dhe se mund të vazhdohet me leximin e tij të mëtutjeshëm. Me këto ndryshime, të drejtë për të dhënë urdhër për përgjim deri te Gjykatësi hetues do ketë edhe një polic i thjeshtë. 

Komisioni parlamentar për mbikëqyrje do të mund ta kontrollojë ndjekjen e Ministrisë së Brendshme, por vetëm kur të jetë në përbërje të plotë.

Ndërkaq nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian thonë se parlamenti bëri ndrysime që të përputh ligjin me atë evropian “por me këto ndryshime policia ka shumë hapësirë për keqpërdorim sepse nuk ka sistem me anë të cilit do të kontrollohet përgjimi” thonë nga QMAE.

Opozita akuzoi qeverinë se me këto ndryshime po hedh pluhur në sy drejtë publikut sepse realisht me to nuk parandalohet ndikimi i politikës ndaj policisë.

Kujtojmë se me këtë propozim ligj shtohen mjetet e komunikimit të cilat do të ndiqen, duke përfshirë këtu edhe komunikimin përmes mjeteve teknologjike si Facebook, Skype, email. Përveç asaj, do të shtohen organet të cilat do të ndjekin komunikimet, ndërsa do të shtohet edhe afati i përcjelljes me urdhër gojor, nga 24 në 72 orë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button