‘Qyteti po rritet’ sonte para publikut në Dibër

Produksioni Teatror “KULT” në Dibër sonte në Qendrën për Kulturë  në këtë qytet shfaq premierën e dramës “Qyteti po Rritet”. 

Drama në fjalë është e dramaturgut të njohur kosovar Jeton Neziraj me regji të Genci Mirzo dhe me skenografi te Genta Mirzo.

“Drama është një tragjikomedi me karakter social, në të cilën autori dhe regjisori bashkë na venë në dukje konfliktet dramatike midis idealizmit dhe pragmatizmit! Një vajze 8 vjeçe bie në gropë kanalizimit të hapur nga një ndërtimtar privat në qytet. Pakujdesia e mos rrethimit të gropës me shirit shënjues është pika shkakore e kësaj ngjarje” thotë Mirzo.

Ai potencon se gropa është metafora e përgjithshme e kësaj drame.

“Gropa vizualisht është diçka e zeze që të përpin për poshtë! Kështu ndodh dhe me jetën e familjes së vajzës…Jeta i merr për poshtë! Një familje që janë kthyer nga emigrimi me idealet që në vendlindje kanë ndryshuar gjërat dhe ato mund të kenë një jetë më të plotësuar….por në fakt nuk përfundon kështu! “ shprehet regjisori Genci Mirzo.

Aktorët të cilët do të prezantojnë dramën janë : Esat Ushtelenca, Gerta Lleshi, Burim Ballanca, Minol Cutra, Adrian Memedini, Arben Rahmani, Rona Kaba, Alma Kodra, Hilmi Papraniku, dhe Blendi Imami. Projekti është mundësuar nga  Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

Mos ngurroni, jini prezent sonte të shikoni çfarë kanë përgatitur për ju këto aktorë të talentuar. Facebook thirrja për dramën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button