Pakistani dorëzon pilotin e kapur indian
Piloti indian, i cili u bë fytyra e konfliktit të përshkallëzimit në Azinë Jugore, i është dorëzuar autoriteteve indiane nga Pakistani në vendkalimin kufitar Wagah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti Abhinandan është mbajtur në Pakistan pasi aeroplani i tij u rrëzua të mërkurën në një luftim ajror midis avionëve indianë dhe pakistanezë përgjatë kufirit të diskutueshëm me Kashmirin.
Një ditë më vonë, kryeministri pakistanez, Imran Khan, paralajmëroi lirimin e tj në një gjest të mirënjohur të vullnetit të mirë.
Tensionet midis dy fqinjëve të armatosur bërthamor janë përshkallëzuar pas një bombe vetëvrasëse më herët këtë muaj, të pretenduar nga Jaish-e-Mohammad (JEM) në Xhamu dhe Kashmir, ku mbetën të vrarë mbi 40 trupa indianë.
Që nga viti 2002 JEM është grup i ndaluar në Pakistan, por nga India vendi është akuzuar se siguron strehë për grupin militant.
Pasi të dy kombet e Azisë Jugore u ndanë në vitin 1947, ata kanë luftuar tri luftëra, në vitin 1948, 1965 dhe 1971, dy prej tyre mbi Kashmirin.