Bujar Osmani: Nuk lëshojmë pe, o zgjidhet edhe çështja e UÇK-së, o dalim prej Qeverie

Nuk është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e djeshëm midis partnerëve të koalicionit Gruevski –Ahmeti, për ligjin e “branitellave” Një është e qartë nëse nuk gjendet zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së, bie qeveria, tha për Portalb, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

“Sa i takon ligjit për “branitellat” nuk ka ndryshime të pozicioneve dhe nuk ka marrëveshje. Bisedimet vazhdojnë edhe në ditët ne vijim. BDI ngelet në pozicionin e saj që të gjendet zgjidhje për të dy palët e përfshira në konflikt ose ligji të tërhiqet, në të kundërtën vihet në pikëpyetje koalicioni, këtë ia ka shprehur Ahmeti Nikolla Gruevskit” na tha Osmani.

Në takim gjithashtu sipas Osmanit është biseduar hapur për situatën aktuale të shkaktuar nga nderimi i dëshmorëve të UÇK-së nga delegacioni qeveritar dhe pjesëtaret e ARM-së. Kryetari Ahmeti ka sqaruar qëllimin e aktit dhe se gjithë ngjarja nuk ka qenë e orientuar kundër askujt e aq më pak për të prekur ndjenjat e ndonjë bashkësie etnike.

Kjo është bërë me bindje dhe është e bazuar në frymën  Marrëveshjes së Ohrit. Nga ana tjetër Nikolla Gruevski ka sqaruar për efektet që ka shkaktuar tek ata ky akt që sipas tij ka efekte negative, informoi për Portalb zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button