India do të vazhdoj të sulmoj “kampet e terrorit” në Pakistan

Marina, ushtria dhe forcat ajrore të Indisë deklaruan se do të vazhdojnë të shënjestrojnë kampet e terrorit brenda Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Lufta jonë është kundër terrorizmit, jemi gati të shkatërrojmë instalimet terroriste derisa Pakistani do të ndaloj mbështjetjen e terrorizmit”, tha gjenerali Surendra Singh Behal gjatë një konference të përbashkët për media të forcave të armatosura në New Delhi.

Zv/kryetari i Zyrës Ajrore, RGK Kapoor, i cili po ashtu ishte i pranishëm në konferencë, tha se ata kishin rrëzuar një avionë pakistanez që kishte hyrë në hapësirën ajrore indiane.

Duke refezuar pretendimet e ushtrisë pakistaneze se ata kishin qëlluar objektiva në hapësirë të hapur, Kapoor tha se, “Ka prova të mjaftueshme për të treguar se avionët F-16 u përdorën për të hedhur bomba në instalimet ushtarake indiane të mërkurën”.

Zyrtarët po ashtu paraqitën pjesë të raketave nga avionët pakistanezë të zbuluar në vend me nënshkrimin e tyre elektronik si dëshmi.

India dhe Pakistani u bllokuan në aksidentin e tyre të parë ajror për dekada përgjatë kufirit të diskutueshëm me Kashmirin, ku Pakistani pretendonte se ka rrëzuar dy avionë indianë që kishin hyrë në hapësirën e tyre ajrore. India tha se kishte qëlluar një avion pakistanez dhe se kishte humbur një avionë në këtë proces.

Pakistani po ashtu kapi një pilot indian, i cili nesër do të lirohet si një gjest i vullnetit të mirë, pasi Islamabadi vazhdon të kërkoj dialog për të parandaluar tensionet në rritje.

Të martën, avionët indianë hynë në Pakistan duke pretenduar se kishin vrarë disa terroristë në një kamp trajnimi të JEM-it.

Pakistani, JEM është në listën e të ndaluarve që nga viti 2002 ndërsa nga India akuzohet se i siguron streh këtij grupi, mohoi pretendimin se avionët indianë kishin lëshuar bomba në një zonë pyjore boshe.

SHBA-të, BE-ja, Turqia dhe shumë vende të tjera kanë kërkuar nga të dy vendet të zgjidhin dallimet e tyre përmes bisedimeve.

Pasi të dy kombet e Azisë Jugore u ndanë në vitin 1947, ata kanë luftuar tri luftëra, në vitin 1948, 1965 dhe 1971, dy prej tyre mbi Kashmirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button