I nxehti, kujdes mos pini shumë ujë përnjëherësh!

Tu shmangemi daljeve pa nevojë nga ora 11 deri më 17, të konsumojmë më shumë lëngje dhe pemë, ndërsa gratë shtatë zëne dhe personat me sëmundje kronike ti marrin me rregull terapitë e tyre. Ky është rekomandimi që vjen nga mjekët, sa i përket temperaturave tropikale me mbi 40 gradë celsius që kanë kapluar  Maqedoninë.

Mjekja e përgjithshme Sefijan Ferati Bellaqishta, jep këshilla edhe për mënyrën se si duhet ta konsumojmë ujin në këto temperatura të larta.

“Personat që vuajnë nga shtypja e ulët, të konsumojnë sa më tepër ujë mineral, ndërsa të tjerët ujë të thjeshtë. Gabimi më i madh që bëjnë qytetarët është se kur janë të etur ata konsumojnë dy tre gota ujë për një herë, dhe kjo i bën tu shtohet etja edhe më shumë, sepse djersiten dhe në këtë mënyrë harxhojnë lëngjet që kanë brenda trupit të tyre. Preferohet që të pijet nga një gotë ujë në çdo një orë, dhe brenda ditës të konsumohen gjithsej pesë apo gjashtë gota ujë” tha Bellaqishta.

Pacientët nuk duhet të konsumojnë pemë të ndryshme brenda një ditë, me përzierjen e tyre, në këto temperature të larta ata bëhen potencial për të marrë alergji të trupit, këshillon më tej Bellaqishta.

“Pemët dhe perimet nuk duhet ti përziejnë. Ata një ditë duhet të konsumojnë shalqi, një ditë pjeshka, një ditë kumbulla dhe kështu me radhë… Nëse përzihet konsumimi i pemëve të lloj- llojshme brenda një ditë, atëherë mund të bëhet alergji sepse rrezet e diellit ndikojnë në mënyrë indirekte dhe mund të ndërpritet frymë marrja, mund ti paraqiten alergji të trupit si kruarje të lëkurës, mbahet kush si e ka organizmin” tha Bellaqishta.

As qytetarët nuk kanë nguruar të flasin për vështirësitë me të cilat ballafaqohen në këto ditë me temperatura tropikale.

“Vërtetë është shumë vështirë sidomos nëse udhëton. Unë udhëtoj për çdo ditë prej në periferi të Shkupit dhe temperaturat e larta shpesh herë bëhen të pa durueshme. Por megjithatë, nuk kemi çka të bëjmë, duhet të durojmë pasi jemi në punë çdo ditë dhe për disa ditë ka paralajmërime se nga java e ardhshme do të bien temperaturat” tha Hatixhe I.

“Po jetojmë njëjte sikur në vendet e Arabisë.  Me të vërtet nuk mund të durojmë më shumë. Duhet patjetër ndaluar punën sepse në këto temperatura kaq të larta nuk kemi gjasa të punojmë” tha Dorart Aliu.

Ndryshe, sot në Maqedoni temperaturat po arrijnë deri më 42 gradë me indeks të  rrezeve UV madje deri në nivelin 10. 

Por, sic paralajmërojnë nga Enti për punë hidro -meteorologjike, nga e hëna, respektivisht fillimi i javës së ardhshme, na pret mot më i freskët,  temperaturat pritet të bien për 10 gradë Celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button