RTS i Serbisë ka ngatërruar kalendarin: VMRO-DPMNE ka zgjedhur kandidatin për president

Servisi publik I Radio Televizionit të Serbisë-RTS, mbrëmë në ueb faqen e vet në internet publikoi lajm për takimin mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe aitj të BDI-së, Ali Ahmeti, ku u morën vesh që të dy partnerët e koalicionit të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale më 21 prill.

Këtë informacion të RTS-së e morën më shumë portale serbe por pa e kontrolluar, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Duke transmetuar çfarë shkruajnë mediat e Maqedonisë së Veriut  për kandidatin e mundshëm, RTS, bën përpjekje të sqarojë se çfarë po ndodhë me opozitën dhe shkruan se këtyre ditëve pritet që VMRO-DPMNE ta publikojë emrin e kandidatit të vet për president- me këtë bën gabim të madh.

Kujtojmë se partia më e madhe opozitare veç më e ka përzgjedhur kandidatin e saj për president dhe atë e bëri më 16 shkurt në konventën e ,mbajtur në Strugë, ku u përzgjodh profesoresha  universitare Gordana Siljanovska-Davkova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button