Kosovë: Dialogu mund ta bëjë autonom veriun

Nga një takim i mundshëm i niveleve të larta politike të Kosovës dhe të Serbisë nuk pritet arritje e ndonjë marrëveshjeje. Megjithëkëtë, nga ai pritet zotimi i palëve për t’u marrë vesh edhe për veriun, citohet të ketë thënë një burim ndërkombëtar.

Ajo që mësohet të arrihet me takimin, sipas një burimi, është që lidershipi i të dyja vendeve të shprehë vullnetin për zgjidhje problemesh dhe për normalizim raportesh.

Pastaj do të ndodhin takime të zyrtarëve në rangje më të ulëta, me qëllim dakordimi për çështjet që do të qiten në tavolinë.

Llogaritë paraprake janë që temave të karakterit teknik dhe atyre për veriun t’i shtohen edhe ato për bashkëpunim reciprok, shkruan “Koha Ditore”.

“Niveli i lartë politik do të tregonte seriozitetin dhe vullnetin e palëve për një dialog që do të prodhonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë burimi i gazetës. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button