SASHK: Është i papranueshëm plotësimi retroaktiv i ditarit elektronik

Njoftimi i kompetentëve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i dërguar deri te mësuesit në lidhje me ditarin elektronik, është i papranueshëm, reagojnë nga Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK), njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Reagimi vjen pasi që shkollat kanë marrë njoftim nga MASH që t’i plotësojnë të gjitha mungesat dhe notat e gjysmë vjetorit për të gjithë nxënësit, duke filluar nga 1 shtatori i vitit të kaluar deri më tani.

“Kjo është fare e papranueshme, pasi që asnjë mësues nuk ka faj pse ditari elektronik nuk ka punuar deri më tani. Për atë kërkojmë që të tërhiqet kjo shkresë që është dorëzuar deri te shkollat dhe të merren masa përkatëse dhe zgjidhje e cila nuk do të jetë në barrë të mësuesve”, thuhet në reagimin e SASHK.

Në Maqedoni ka 17.887 të punësuar në shkollat fillore dhe 7.400 në shkollat e mesme. Sipas njoftimeve të MASH, të gjithë të punësuarit patjetër duhet që t’i plotësojnë të gjitha të dhënat përveç në ditarin e zakonshëm, edhe në atë elektronik.

Sistemi elektronik nuk ka funksionuar pasi që MASH nga prilli i vitit të kaluar, kur skadoi afati me ndërmarrjen e vjetër, nuk ka shpallur tender për zgjedhjen e kompanisë së re e cila do ta përditësojë sistemin. Para ca kohës, MASH e zgjodhi ndërmarrjen “Sorsiks”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button