Messi mposht Ronaldon në “Twitter”

Barcelona fitoi në fushë ndeshjen e vajtjes së Superkupës së Spanjës përballë rivalëve të përjetshëm të Realit, ndërsa Messi fitoi në rrjetet shoqërore përballjen e tij me Cristiano Ronaldon.

Kjo sfidë e veçantë u ofrua nga “Twitter”, që vërtetoi se duke nisur nga ora gjashtë e pasdites, e deri në dy të mëngjesit (ndeshja nisi në 22:30), emri i Messit u përmend në rrjet 267 mijë herë nga përdoruesit, ndërsa ai i portugezit “vetëm” 164 mijë herë.

Minuta e artë e argjentinasit ishte ajo e orës 23:59, katër minuta pasi ai realizoi me penallti, kur u shkrua 2 965 herë fjala Messi.

Nga ana e tij, për Cristianon, minuta më e mirë ishte ajo e 23:45, një minutë pasi realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje me kokë.

Ndërkohë, në Spanjë klasikja vazhdon të jetë evenimenti më i ndjekur televiziv, me 7,2 milionë spanjollë që ndoqën takimin, sipas të dhënave të publikuara të premten nga e përditshmja “AS”.

Lajme të ngjashme

Back to top button