Pasi sot s’ka seancë, opozita në Shqipëri anuloi protestën para Parlamentit

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sot nuk do të zhvillohet protestë përpara Parlamentit.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se duke qenë se është deklaruar se nuk ka seancë parlamentare, protesta e sotshme tek Parlamenti nga ana e opozitës do të pezullohet. Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se protesta e radhës përpara Kuvendit do të jetë në varësi të seancës plenare.

Ndërkohë që mbetet e pandryshueshme protesta e 16 marsit përpara Kryeministrisë.

Kujtojmë këtu se kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social bëri të ditur se ” kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve”.

LEXO: Eurodeputetët për vizitë në Shqipëri: Po humbasim durimin me opozitën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button