“JuTjubi” pamundësoi që përmbajtjet kundër vaksinimit të përfitojnë nga reklamat

Pas shkrimeve në portalin informativ “Bazfid” (Buzzfeed), “JuTjub” (Youtube) për herë të parë edhe zyrtarisht ka publikuar se do të ndalojë lëshim të reklamave që janë kundër imunizimit, duke theksuar se përmbajtje të tilla do t’i nënshtrohen politikës së tyre, e cila ndalon monetizim të videove me përmbajtje “të dëmshme dhe të rrezikshme”, njofton “KriThink” në gjuhën shqipe.

Platforma më e njohur për publikimin e videove “JuTjub”, i cili është në pronësi të gjigandit “Gugëll” (Google) paralajmëroi se së shpejti do të ndalojë publikimin e reklamave në kanalet të cilat shpërndajnë video kundër vaksinimit, respektivisht të ashtuquajturve përmbajtje kundër vaksinimit “anti-vakser”. Përmbajtje të tilla jo rrallë publikohen edhe në faqen e “Fejsbukit” (Facebook) si dhe në kanalet tematike në “JuTjub”, nëpërmjet të cilave në mënyrë sistematike shpërndahen dezinformata për rrezikun që kanoset nga përdorimi i vaksinave.

Derisa “Fejsbuk”, për shembull, nën trysni të kongresmenit dhe senatorit të SHBA-së, në periudhën kur në këtë shtet kishte numër të madh të fruthit, publikoi se është duke punuar në përmbajtjes “anti-vakser”, të mos u promovohen dhe të mos u rekomandohen përdoruesve të mjeteve algoritmesh të ndërmarrjes të ndërmarrjes për atë qëllim, “JuTjub” deri tash nuk ka ndërmarrë hapa për këtë udhëzim.

Rekomandime të përmbajtjeve “anti-vakser” për shfrytëzuesit

“Ky hap i “JuTjub”, i cili është në pronësi të “Gugëll”, tregon se ndërmarrjet private kanë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve me dezinformimin, veçanërisht të atyre ku modeli i biznesit bazohet në tërheqjen e klikimeve. Me këtë vendim, “JuTjub” nuk kryen cezurë të përmbajtjeve antivaserke kontroverse, por i stimulon krijuesit të cilët kopjojnë apo krijojnë të tilla nebuloza për qëllime financiare. Me këtë seriozisht ulet sasia e dezinformimit, të cilat janë treguar të dëmshme për shëndetin. Procedura është e ngjashme me atë e cila është marrë nga sajte me politika të lajmeve të rreme, të cilat dolën nga Velesi, për të cilat, gjithashtu është shkëputur mundësia që të përfitojnë nga reklamat”, tha udhëheqësi i projektit “Me mendim kritik deri te arsimimi mediatik – KriThink”, Filip Stojanovski, që realizohet nga Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink, me përkrahje nga Bashkimi Evropian.

Portali “Bazfid Njuz” këtyre ditëve ka publikuar shkrime pikërisht në këtë temë, duke treguar se gjatë kërkimeve të termeve “Imunizim” (immunization), për shembull të shfrytëzuesve të “JuTjub”, shpesh herë u ofrohen rekomandime të hapin video me përmbajtje të cilat e kundërshtojnë vaksinimin.  Kuptohet, “JuTjub” nuk jep rekomandime të tilla që të vizitohen vetëm kanale që jan kundër vaksinimit, aq më pak, rekomandime të tilla të jenë me shumicë. Video dhe kanale që më së shumti rekomandohen në lidhje me këtë çështje, janë ato të institucioneve mjekësore të SHBA-ve, siç janë Universiteti Xhon Hopkins dhe Klinika Mejo, por jo rrallë si rekomandim paraqitet, për shembull edhe kanali VAXXED TV. Ai ka 54 mijë parapagues dhe prezantohet si kanal promotor i filmit të dokumentuar diskreditues kundër vaksinimit që nga viti 2016-të. Filmi u largua nga programi i Festivalit të njohur të Filmit Trajbeka në SHBA, kurse njëri nga producentët e ka humbur vizën e tij për qëndrim në Australi, pasi që u realizua turrë promovuese për këtë dokumentar. por, pavarësisht kësaj, dokumentari ka publik dhe tashmë janë mbledhur 86 mijë dollar për vazhdimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button