Dezinformatat dhe manipulimet mediatike mund të minojnë shoqëritë pluraliste

Kemi parë se dezinformatat dhe manipulimet në media mund të kenë ndikim të madh në jetën e njerëzve. Infodemia me Covid – 19 na çon drejt teorive të konspiracionit të cilat krojojnë mosbesim tek institucionet. Këto dezinformata dhe manipulime mund t’i minojnë edhe aspektet më të rëndësishme në shoqëritë tona të cilat bazohen në pluralizëm. Çfarë mund të bëhet kundër kësaj pa u kufizuar e drejta e shprehjes dhe si shoqëritë tona të jenë më rezistente ndaj kësaj, parashtroi pyetjen ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer në hapjen e konferencës së sotme “Me mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike”, trasmeton Portalb.mk.

Euroambasadori Geer në fjalimin e tij, tha se në vitet e fundit jemi bërë më të vetëdijshëm për fenomenin e dezinformatave dhe ndikimit negative që e ka ai ndaj vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, në mënyrë më specifike ndaj lirisë së shprehjes dhe qasjes te informatat.

Ai tha se me konferencën e sotme mbyllet projekti “Me mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink”, i cili ishte mbështetur financiarisht nga BE. Ambasadori Geer tha se ekzistojnë sfida të mëdha dhe vetëm nëse promovojmë vazhdimisht edukim dhe mendim kritike në opinion do të mund t’i tejkalojmë këto sfida.

“Kjo është detyrë për të gjithë ne. Sfidat me të cilat Maqedonia e Veriut ballafaqohet janë të njëjta me të cilat ballafaqohet BE dhe vendet e rajonit”, porositi euroambasadori Geer.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në fjalimin e saj tha se edukimi mediatik dhe mendimi kritike janë shumë të rëndësishëm për çdo shtet. Ajo e përcjelli qëndrimin  e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se, nëse krijojmë gjenerata të cilat janë shumë më të fuqishme në veglat për ballafaqim me lajme të rrejshme, do të vijojmë parandalim edhe më i madh nga lajmet e rrejshme.

Ajo tha se edukimi mediatike dhe arsimi kritik kanë hyrë si shtyllë kryesore në konceptin e ri për arsim fillor, i cili duhet të fillojë të realizohet me vitin e ri shkollor në shtator.

Ministrja shtoi se, nxënësit tanë në perudhën vijuese duhet të mësojnë ku dhe si verifikohen informatat e pavërteta, ndërsa përveç gatishmërisë për programe të reja dhe koncepte, bëhet edhe përgatitja e mësimdhënësve. Në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të punojmë me fakutetet pedagogjike në vend që të investohet më shumë në transmetimin e mendimit kritike drejt mësimdhënësve të ardhshëm.

Njëkohësisht, Carovska tha se bëhet fjalë për rritjen e kapacitetit edhe të vet mësimdhënësve momentalisht, të cilat kalojnë në transmetim direkt në këto detyra programore në mësim.

“Arsimi është kyç që të kemi më pak probleme prej atyre që i kemi sot, nëse punohet me arsimin”, tha Carovska.

Marjan Zabrçanec, koordinator nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fjalimin e tij në konferencë tha se, në vitin 2019 Qeveria ka vendosur draft platformë për ballafaqim me informata. Ajo është vazhdimisht draft, sepse nuk ka mënyrë të vetme dhe të unifikuar për ballafaqim me dezinformatat, sqaroi Zabrçanec.

Përkrah angazhimit të Qeverisë për vendosjen e edukimit mediatik në arsim, Zabrçanec përmendi edhe planin qeveritar aksional për ballafaqim me dezinformata dhe sulmet ndaj demokracisë në nivel sistematik, me të cilin qeveritë e ardhshme do ta kenë të vështirë t’i  lënë pas dore masat aktive për transparencë. “Me planin aksional jemi obliguar që rregulisht dhe shpejtë do t’i përgjigjemi gazetarëve dhe fakt- checker-ëve”, tha ai..

Marjan Zabrçanec

Njëra nga veglat kyçe për ballafaqim me dezinformata është ekspozimi i informatave dhe fakteve nga institucioneve tha Zabrçanec, duke shtuar se është përpunuar edhe Protokoll për komunikime krize, edhe atë para filimit të pandemisë me Covid – 19.

“Me apo pa vetëdije, flasim shumë sa të jemi kundër dezinformatave. Jam i bindur se në atë mënyrë sikur i kemi dhënë më shumë fuqi se sa posedojnë qendrave të këtilla për dezinformata”, tha Zabrçanec.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se i nënvlerëson dezinformatat por, potencoi se nevojitet vendosjes së agjendës proaktive siç është edukimi mediatik dhe gazetari profesioniste, përkrah agjendës proaktive.

“Në atë mënyrë, përkraj luftës kundër lajmeve të rrejshme dhe ballafaqimit me dezinformata, do të sigurojmë nivel më të lartë të sigurisë në vete dhe te qytetarët, që të mos  imponohet frikë te qytetarët. Qëllimi i dezinformatorëve është pikërisht ajo, të imponohet frikë dhe pasiguri tek ata”, tha ai.

Zabrçanec përmendi edhe se, organizatorët mediatik duhet edhe më shumë të marrin iniciativa, por edhe akademia duhet t’i rishikojë kurikulave të gazetarisë, që edhe sot është e bazuar në teorinë e shek 20-të.

Aret Demirçi, menaxher programor për Evropë Lindore dhe Juglindore, Fondacioni për Liri “Friedrich Naumann”, në konferencën e sotme tha se ky fondacion me partnerë në mbi 60 shtete në botë e promovon edukimin personal si bazë për qytetarët demokratik.

Me rritjen e internetit, shtoi ai, vijmë deri te një kontroll më e vogël e të dhënave, përderisa regjimet e tjera autoritare e shfrytëzojnë për censurë dhe kontrollim të njerëzve, ndërsa demokratët duhet t’i mbajmë liritë të cilat vijnë me më shumë qasje deri te informatat, por edhe t’i mbrojnë qytetarët nga dezinformatat dhe manipulimet mediatike.

Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv në Fondacionin “Metamorphosis”, në fjalimin e tij tha se aktivitetet fillestare të Fondacionit “Metamorphosis” në luftën kundër dezinformatave kanë qenë të fokusuara në qeverisjen e mirë, transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare. Atëherë kemi parë se është shumë e vështirë që qytetarët të marrin pjesë nëse ata nuk kanë informata të sakta apo nuk kanë qasje te informatat”, deklaroi drejtori ekzekutiv Jashari.

Ai shtoi se, para 10 viteve, më 2011 ka filluar me punë “Vërtetmatësi” si vegël për fakt – checking politik, duke analizuar premtimet e politikanëve se sa janë ato të qëndrueshme dhe a i përmbushin. Me kalimin e kohës, metodologjia e “Vërtetmatësit” është azhurnuar që të shërbejë për të gjitha projektet e ardhshme.

“Verifikimi i fakteve është shumë i rëndësishëm dhe për ne është pjesë thelbësore e luftës kundër dezinformatave. Me kalimin e kohës është parë se fakt – checking-u nuk është vegla e vetme për ballafaqim me dezinformatat dhe erdhëm deri te konkluzionet se nevojitet edukim mediatike, por se në atë duhet të kyçen edhe teknoogjitë digjitale, posaçërisht interneti”, tha Jashari.

Ai përmendi dy konkludime: të gjithë përdoruesit kanë nevojë prej shkathtësi dhe njohuri që ta shfrytëzojnë internetin në mënyrë të sigurtë dhe nevojite shkathtësi për mendim kritik, si proces të mendimit neutral dhe të paanshëm, të çliruar nga të gjitha dogmat, që të mund të verifikohet informacioni i kujt do qoftë.

“Është e rëndësishëm që sistemi arsimor të prodhojë qytetarë të cilët i kanë ato aftësi që të përdorin internetin në mënyrë të sigurt dhe të mos jenë viktima të dezinformatave. Për këtë e kemi filluar projektin KriThink”, tha Jashari.

Falë KriThink-ut si projekt, është rritur kapaciteti i fakt – checker-ëve dhe gazetarëve, por edhe i grantistëve lokal, në partneritet me mediat, kanë prodhuar artikuj edukativ për zbulimin e dezinformatave, që ishin përhapur në bashkësitë e tyre.

Falë KriThinkut, theksoi Jashari, “Metamorphosis” ka zgjeruar metodoogjinë edhe të dezinformatave të tjera, mes të cilave edhe postimeve të Facebook, ndërsa nuk janë përfshirë vetëm mediat dhe politikanët.

Drejtori ekzekutiv i “Metamorphosis” potencoi se, është e domosdoshme bashkëpunimi thelbësor dhe i përshtatshëm mes mediave, qeverisë, organizatave joqeveritare dhe arsimit.

“Bashkëpunim me rrjetet sociale është shumë i rëndësishëm. Jashtëzakonisht është i rëndësishme bashkëpunimi i “Metamorphosis” me “Facebook”, i cili tregoi se me sa efekt dhe me sa efikasitet mund të luftojmë kundër lajmeve të rrejshme”, shtoi Jashari.

Në konferencën e sotme “Me mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike”, mbahen sesione të posaçme për edukim mediatik në arsimin formal dhe jo formal, për mendimin kritik kundrejt manipulimeve mediatike dhe për teoritë e konspiracioneve kundër Covid – 19 dhe mbrojtjes së demokracisë nga dezinformatat.

Projekti “Me mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ngjarja e sotme është mbështetur edhe nga Fondacioni për liri “Friedrich Naumann”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button