Parandalohet tregtia ilegale me 43 mln pulla aksionare

Doganat e Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme kanë ndaluar orvatjen për tu futur në treg 43 milion pulla aksionare, të prodhuara nga një firmë e cila deri në këto momente mbetet e pa njohur për opinionin publik. 

Drejtori i Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov, tha se pullat të cilat sipas analizave të bëra nuk i kanë përmbajtur elementet mbrojtëse, momentalisht gjenden në Bankën Popullore të Maqedonisë.

“U konstatua se numër i madh i pullave aksionare të prodhuara nga prodhuesi përgjegjës, nuk janë origjinal. Numri më i madh i pullave aksionare janë për duhan dhe prodhime të duhanit, por ka edhe një pjesë të caktuar për pijet alkoolike. Sipas informacioneve të para janë shtypur rreth 115 milion, ndërsa prodhimi i tyre dhe përpunimi ka qenë për 4-5 herë më i lirë. Firma në fjalë ka fituar rreth 9.5 milion denarë” tha Kargov.

Për rastin në fjalë, siç njoftoi Kargov është parashtruar padi penale, ndërsa deri në këto momente akoma nuk ka të burgosur.

Drejtoria e Doganave, gjithashtu ka gjetur edhe 6.5 milion pulla të tjera aksionare nëpër depot e firmave të cilët i kanë marrë pa e ditur se janë të rrejshme./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button