Ivanov do t’ju ndajë medalje për trimëri katër ushtarëve që ndihmuan për shpëtim pas aksidentit tragjik
Emini Xhelal Omer, Rexhepi Muharem Bujamin, Feta Nejazi Semir, Salihi Fihat Seladin do të marrin medalje për trimëri nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sepse si ushtarë profesionist të Armatës së Republikës së Maqedonisë kanë ndihmuar gjatë nxjerrjes së udhëtarëve nga autobusi i “Durmo Turs” i cili u rrokullis në fshatin Llaskarcë, transmeton Portalb.mk.
Në shpjegimin e dekretit të nënshkruar shkruan se medaljet ndahen për “trimërinë e jashtëzakonshme të treguar, kontributin në nxjerrjen dhe dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.