Qeveria konfirmon: Vjen vala e re e shtrenjtimeve

Rriten çmimet e ushqimit dhe produkteve ushqimore. Duke filluar nga dita e djeshme, përqindja e çmimeve të produkteve ushqimore përjetoi rritjen më të madhe për 27 vitet e fundit, ndërsa Qeveria po e ndjek gjendjen, bën analiza dhe në ndërkohë po planifikohen edhe pako  të veçanta për masa kundër krizës. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

“Janë planifikuar pako për mbrojtje të kompanive dhe për ndihmë të të gjithë grupeve të rrezikuara sociale, mundohemi të punësojmë më shumë qytetarë të papunë, si dhe po mundohemi që t’i lehtësojmë këto masa duke i shtuar investimet e huaja”, tha Gjorgjiev.

Portalb në analizën ekonomike sqaron më detajisht se cilat produkte do të shtrenjtohen në periudhën që vjen.

Siç njofton portali OhridSky, veç më po flitet për shtrenjtime të transportit publik, biletave të trenit, si dhe transportit me taksi për 20%, ndërsa pritet që prej 15 shtatorit të shtrenjtohet buka, prodhimet qumështore dhe mishi për 20 deri në 25%./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button