Ligji për branitellat në Kuvend, rrezikohet rënia e Qeverisë

Propozim ligji për të drejta të veçanta për pjestarët e forcave të sigurisë së Maqedonisë apo ‘branitellat’ tashmë është në procedurë parlamentare. Sipas Alsat-M, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski për këtë gjë i ka njoftuar kordinatorët e grupeve parlamentare nëpërmjet SMS porosive. Propozim ligjin mund ta gjeni në këtë link të Parlamentit në të madje data e dorëzimit është 17 gushti.

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu dhe ai RDK-së Izet Zeqiri konfirmuan lajmin për Portalb.

“Po ky ligj është në procedurë parlamentare dhe do të shohim çfarë do të bëjmë më tej” tha Aliu. 

“Ligji ka hyrë në procedurë Parlamentare, do të jetë në shqyrim në mbledhjen e parë që do ta caktojë kryetari i Kuvendit, me siguri do të jetë me procedurë të shkurtuar” tha Zeqiri.

Nga BDI ende nuk ka prononcim. Ndërkaq, kryeministri dhe lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski si që njoftojnë nga kabineti i tij ka shkuar për vizitë në Republika Srpska.

BDI lajmëroi se do të del nga qeveria nëse një gjë e tillë ndodh, gjegjësisht nëse Ligji miratohet ashtu siç është, pa amendamentet e BDI-së me të cilat duhet që edhe ish pjestarët e UÇK-së të fitojnë të drejtat e njëjta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button