Franca kritikohet për raportin ndaj “jelek verdhëve”

Komisarja e Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ka kritikuar autoritetet franceze për shkak të mënyrës se si tentuan të zgjidhin protestat kundër qeverisë të cilat disa muaj me radhë u mbajtën në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijatoviç bëri thirrje që më shumë të orvaten në respektimin e të drejtave të njeriut.

Pas vizitës së muajit të kaluar në Paris, në memorandumin që u publikua sot Mijatoviç shkroi se poashtu kërkoi nga Qeveria e Francës që të “përmbahet nga vendosja e ristriksioneve të tepruara që kanë të bëjnë me tubimet publike”, përmes ligjeve që aktualisht janë duke u diskutuar në Parlament.

Ligji kundërthënës ka për qëllim që të luftojë me personat problematik, të cilët protestat i përdorin për të sulmuar policinë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës që nga fillimi i demonstratave të “jelek verdhëve” në nëntor të vitit të kaluar, më shumë se 3.000 persona janë lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button