Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produktet serbe. Haradinaj tha se Kosovës i nevojitet shembulli i Enver Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje.

I pari i Qeverisë gjatë akademisë përkujtimore tha se dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u devijua nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shëndërruar në dialog për territore.

“Sot 20 vjet pas çlirimit kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u deviju nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shndërruar në dialog për territore. Prandaj, sot na duhet shembulli i heroit tonë, Enver Hadri që të mos na përsëritet historia”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se vendimi për bllokimin e mallrave serbe është veprim që pengon formalizimin e një ndarje, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje, dhe se nëse ky është çmimi për njohje, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia.

“Vendosmëria për të qëndruar në drejtën e  Kosovës së 17 shkurtit është rreshtim i drejtë në anën e historisë, dhe ne poashtu me vendimin e marrë për të bllokuar mallrat serbe, pra taksa 100 për qind është poashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje.  Kosova nuk jep tokë për njohje, edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button