Qyteti i Shkupit do t’u ndajë ndihmë financiare familjeve të viktimave të aksidentit tragjik

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës ishte vendosur propozim-vendimi për ndarjen e ndihmës financiare familjeve të personave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në fshatin Llaskarcë, transmeton Portalb.mk.

Në vendim është ndarë shumë prej 100 mijë denarëve për secilën familje, ndërsa paratë do të sigurohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Seanca është caktuar në orën 11:00.

Ndryshe, më 13 shkurt, në autostradën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, një autobus i ndërmarrjes “Durmo Turs” ka pësuar aksident. Si pasojë, ndërruan jetë 15 persona dhe u lënduan 37-të të tjerë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button