Shurman: BDI dhe VMRO të dëshmojnë guxim politik

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Musa Xhaferri, sot ( e Enjte, 23.06.2012) ka pritur në kabinetin e tij Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës znj. Mariet Shurman.

Gjendja aktuale në vend, proceset integruese-anëtarësimi në NATO dhe BE, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit ishin temat për të cilat bashkëbiseduan zëvendëskryeministri Xhaferri dhe Ambasadorja znj.Shurman.

Zëvendëskryeministri Xhaferri e njohu ambasadoren e Mbretërisë së Holandës me zbatimin e Marrëveshjesë së Ohrit, në veçanti me Raportin e përgatitur nga Sekretariati dhe miratuar nga Qeveria e RM-së që ka të bëjë me implementimin e këtij dokumenti gjatë 10 viteve të kaluar.

Ndërkoh, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës znj. Mariet Shurman potencoi se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE duke veçuar rëndësin e dialogut  të lartë që zhvillohet me Bashkimin Evropian. Ajo përkujtoi se nevojitet zbatimi i obligimeve që burojnë në procesin e integrimit dhe të arrihen  rezultate konkrete në sferën e sundimit të së drejtës, marrëdhënieve ndëretnike, lirisë së mediave si dhe në sfera tjera.

Duke folur për situatën aktuale politike, bashkëbiseduesit konstatuan se partnerët e koalicionit qeveritar duhet të dëshmojnë guxim politik dhe lidership për të tejkaluar krizën politike që Republika e Maqedonisë të mbetet në kursin e duhur drejt integrimit europian./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button